Pogba mungon ndaj Liverpoolit?

Manchester United ka frikë se nuk do të mund të llogaris në Paul Pogban të paktën deri në nëntor.

Mesfushori francez ka munguar në ndeshjen që Manchester United e humbi nga Newcastle United para pushimit ndërkombëtar.

‘Djajtë e Kuq’ të dielën e ardhshme kanë një test vërtetë të vështirë kundër Liverpoolit në ‘Anfield Road’.

Pogba të premten ka ngarkuar në rrjetet sociale një video nga përgatitjet individuale, duke treguar përparimin e tij e duke shtuar se është pothuajse gati.

Sidoqoftë, Daily Mail raporton se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për derbin kundër Liverpoolit, dhe mund të mbetet jashtë fushave edhe për të paktën dy apo tri javë tjera.

Manchester United këtë sezon po përballet me shumë lëndime të lojtarëve, ata pas tetë xhirosh në Premierligë, renditen në vendin e 12 me nëntë pikë.

loading…