Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba në prag të ndeshjes kundër Juventusit ka bërë shaka duke thënë se Cristiano Ronaldo shënon gola me lehtësinë e njejtë si kur konsumon ujë.
Ylli portugez ka bërë një start të mirë në Serie A duke shënuar 7 gola në 11 paraqitje, por është ende në kërkim të rrjetës së parë në Champions League me fanellën e “Bianonerëve”.
Megjithatë ish lojtari i Juventusit, Paul Pogba beson se Ronaldo bënë të duket shumë e thjeshtë shënimi i golave.
“Mendoj se është një gjë shumë e mirë për Juventusin ta transferonin Ronaldon. Gjithmonë është pozitive të kesh në skudër yje si ai. Të luash përkrahë yjeve si Ronaldo, Messi apo Neymar është kënaqësi. Besoj se ai është shumë i lumtur që ndodhet te Juventusi dhe është e rëndësishme për ta ta kenë me vete një futbollistë që shënon me lehtësinë e njejtë sikur pinë ujë”, u shpreh Pogba.
Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo sonte do të përballen me ish skuadrat e tyre, me Juventusin që mund të sigurojë kalimin nga grupi edhe me një barazim.







