Vjen nga Twitteri një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen e Paul Pogba.
Adidas ka publikuar fanellat e reja të Manchester United për sezonin 2019-2020 dhe një nga tre modelët e përzgjedhur për të pozuar me uniformat e reja është edhe Pogba.
Mediet e japin të sigurtë largimin e francezit nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e kësaj vere me Real Madridin që mendohet si destinacioni i tij i ardhshëm.
Por përfshirja e Pogbas në prezantimin e fanellave të reja të United është një sinjal tregues se gjërat mund të kenë ndryshuar dhe kampioni i botës me Francën në Rusi mund të vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafford”.







