Pogba dëshiron të largohet nga Unitedi

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Ai është i vendosur të largohet nga “Ols Trafford” në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madridi apo të kthehet në Juventus, kanë raportuar mediumet angleze.

Por, Pogba ka marrë sugjerimin e bashkëlojtarëve që të qëndrojnë te Unitedi, pasi vlerësohet i rëndësishëm për ekipin.

26-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi.

Ai kësaj skuadre iu bashkua në gusht të vitit 2016 nga skuadra e Juventusit, derisa vlera e tij në treg aktualisht është 100 milionë euro.

Pogba është paraqitur vetëm në tetë ndeshje, derisa ka kontribuuar me dy asistime.