Podujevë: Filluan të rrahen pas një fjalosjeje, dërgohen dy ditë në burg

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit pas një fjalosjeje verbale kanë sulmuar njëri – tjetrin, gjatë orës 08:15 të mëngjesit të djeshëm, në Podujevë.

Gjatë përleshjes, njëri nga dy të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Ballkani.info.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia e Kosovës. /Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

Podujevë 03.09.2019-08:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që pas një fjalosje verbale kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore i cili ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit ndalen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

loading…