Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se nëse dikush duhet të fajësohet, është vetëm ai, pas barazimit 2-2 ndaj PSV-së që e komplikon situatën e londinezëve në grupin B.

Hugo Lloris gaboi në dalje duke u ndëshkuar me karton të kuq, gjë që pastaj ndikoi në barazimin e rezultatit.

Megjithatë Pochettino nuk dëshiron të ia hedh fajin një lojtari, duke i marrë vetë të gjitha përgjegjësitë.

“Unë nuk do të fajësojë asnjë futbollist. Nëse dikush dëshiron ta fajësojë dikë, atëhere jam unë këtu për diçka të tillë pasi unë jam përgjegjës për skuadrën. Problemi është se kur e dominoni ndeshjen por nuk e mbyllni atëhere gjithmonë rrezikoni të barazohet rezultati. Sigurisht se ky barazim i ndërlikon pozitat tona për kualifikimin për më tutje”, nënvizoi Pochettino.

Tottenhami gjendet në vendin e tretë me 1 pikë të tubuar, kurse ndodhet 5 pikë prapa Interit që rradhitet në pozitën e dytë pas 3 xhirove të zhvilluara