Dyshja e "Spurs"

Pochettino pritet t’i pushojë Allin dhe Eriksenin për ndeshjen me Crystal Palace

Trajneri i Tottenhamit, Muricio Pochettino mund t’i lë në bankën rezervë dy mesfushorët Dele Allin dhe Christian Eriksen për takimin me Crystal Palacen këtë të shtunë.

Londinezët luajnë në udhëtim ndaj Crystalit, në atë që do të jetë takimi i 5-të në 13 ditë para pauzës së kombëtareve.

Alli dhe Eriksen janë rikuperuar nga lëndimet që i kishin pasur në kofshë respektivisht në stomak, dhe Pochettino do të preferonte t’i mbante në skuadër të dytë në ndërprerjen për ndeshjet e kombëtares, por argjentinasi theksoi rëndësinë e menaxhimit të këtyre situatave.

“Ishte ndeshje e vështirë me PSV-në në Champions League. Do të ishte e vështirë për ta t’i zhvillonin dy ndeshje rresht në kohë të shkurtër për shkak se i kanë edhe aktivitetet me kombëtaren. Për këtë aryse duhet të kujdesemi mirë me ta dhe t’i dërgojmë të freskët në kombëtaret e tyre. Nëse e shikojmë kalendarin e ndeshjeve tona, është shumë i ngarkuar, për këtë motiv jemi në dilema rreth aktivizimit të Allit dhe Eriksenit”, tha Pochettino.

Tottenhami ka 24 pikë në vendin e 4-të, 5 më pak se lideri Manchester City, gjersa “Spurs” kanë derbin me Chelsean menjëherë pas ndërprerjes për kombëtaret.