Pochettino pritet ta zëvendësojë Guardiolan te City

Mauricio Pochettino mund ta zëvendësojë Pep Guardiolan, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Manchester City, ka njoftuar “The Sun”.

E ardhmja e Guardolas është në dyshim pas dështimit në Ligën e Kampionëve, dhe ish-trajneri i Tottenhamit mund ta marrë drejtimin e klubit anglez.

Pochettino si trajner në Angli ka punuar nga viti 2013 deri në vitin 2019. Së fundi ishte te Tottenhami, derisa më herët ka drejtuar edhe Southamptonin dhe Espanyolin.