Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, beson se skuadra e tij mund të jetë një ditë në të njëjtin nivel me Real Madridin.

“Spurs” janë rritur sezonet e fundit, duke qenë ndër forcat kryesore në Premier League, nën udhëheqjen e trajnerit argjentinas, por ende nuk e kanë fituar një trofe që nga viti 2008.

Pritja do të vazhdojë edhe këtë sezon, me Tottenham që është eliminuar nga Carabao Cup dhe FA Cup javën e kaluar. Përkundër këtyre pengesave, Pochettino insiston se klubi po shkon në drejtimin e duhur dhe se stadiumi i tyre i ri do t’i ndihmojë të kalojnë në një nivel më të lartë:

“A e shoh një pikë, ku Tottenhami mund të jetë në të njëjtin nivel me Realin? Unë besoj se Tottenham do të ketë të gjithë infrastrukturën e duhur, një ditë ndoshta do të jetë në të njëjtin nivel me madrilenët.

Kjo ka të bëjë me besimin dhe ndërtimin e historisë suaj. Është e vështirë, por kjo është normale, kur doni të konkurroni me këto skuadra të mëdha. E përsëris, unë mendoj se Tottenhami do të ketë infrastrukturën e nevojshme një ditë, që të jetë kandidat për çdo titull”.

A do të jetë Pochettino, ai që do t’i udhëheqë “Spurs” përpara, në këtë rrugë të pritshme të klubit, pasi argjentinasi vazhdon të jetë i lidhur me stolin e Manchester United dhe Real Madrid? 46-vjeçari u pyet përsëri për të ardhmen e tij dhe nuk pranoi të garantonte angazhim afatgjatë me Tottenham. “Nuk mund ta premtoj këtë, – tha Pochettino. – Shikoni, kjo varet nga disponimi i presidentit tim, nga vendimi i klubit. Nuk është vetëm vendimi im për të qenë këtu.

Kur e nënshkrova kontratën një vit më parë, firmosa për pesë vite. Jam këtu dhe e respektoj kontratën time, natyrisht, por në futboll, nëse nënshkruan një kontratë pesëvjeçare, nuk do të thotë se do të jesh aty përgjithmonë. Kjo vlen edhe për lojtarët, trajnerin dhe çdo punonjës të klubit”.