Pochettino konfirmon se Erikseni është pranë largimit nga Tottenhami

Merkatoja në hyrje për klubet angleze është mbyllur, por jo ajo në dalje, pasi të paktën disa emra të bujshëm si Pogba, Sanchez e Eriksen, janë me valixhet gati dhe presin dritën e gjelbër për t’u larguar nga skuadrat përkatëse.

Sa i përket danezit të Tottenhamit, konfirmime për mundësitë e largimit ka dhënë edhe trajneri i “Spurs”, Maurizio Pochettino, i cili pranoi se fantazisti mund të lërë skuadrën në ditët e ardhshme.

“E ardhmja e Eriksen është e paqartë, pasi di që kërkon largimin dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta kënaqin. Për mua nuk ka rëndësi nëse ka edhe një vit, apo edhe 5 vite në kontratë, pasi i trajtoj të gjithë njësoj, ndaj edhe nëse do mbetet, do të jemi të lumtur”, tha Pochettino para sfidës mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Fantazisti danez ka një kontratë të vlefshme deri në verën e ardhshme me Tottenhamin dhe ka refuzuar të rinovojë bashkëpunimin, ndaj londinezët duan ta shesin për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

loading…