Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang ishte viktimë e një veprimi racist të tifozëve të Tottenhamit në derbin londinez të zhvilluar ditë më parë, ndërsa trajneri i “Spurs”, Mauricio Pochettino ka kërkuar që këto lloj sjelljesh të ‘vriten’.

Pochettino theksoi se racizmi është gjëja më e keqe në botë, gjersa në prag të një tjetër derbi ndaj Arsenalit, tekniku argjentinas ka lutur tifozët të mos përsërisin këto veprime.

Tifozët e Tottenhamit nga nervozizmi që Aubameyang iu kishte shënuar dy gola, hudhën në fushë lëvore të bananeve, persona të cilët më pastaj u identifikuan nga policia kurse u suspenduan nga klubi i Tottenhamit.

Një javë më vonë, sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling ishte një tjetër viktimë e abuzimeve raciste nga tifozët e Chelseat, dhe Pochettino beson se tani nuk është koha për të heshtur.

“Tifozët tanë, ata të Arsenalit, Chelseat gjithandej botës, ne duhet të festojmë për vetën tonë. Nuk më intereson nëse janë tifozë të Arsenalit, Barcelonës, Espanyolit apo Argjentinës, jam kundër këtyre lloj situatave. Për mua racizimi është gjëja më e keqe në botë. Nuk dua të jem popullist, nuk më intereson nëse është tifoz i yni apo i tjetër kujt, dëshiroj që kjo sjellje të vriten. Përgjegjësia jonë është të sillemi në këtë mënyrë”, tregoi Pochettino.

Arsenali është sërish nikoqir i Tottenhamit në “Emirates”, dhe pas fitores të arritur dy javë më parë me rezultat 4-2 në Premier League, do të synojë përsëri të triumfojë dhe të lë jashtë kompeticionit rivalin e qytetit.