Kane mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon nëse Tottenhami kualifikohet në finale të Champions League.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, duhet të mundohet t’ia dalë për pjesën e mbetur të sezonit pa sulmuesin dhe lojtarin kryesor të skuadrës, Harry Kane.
Sulmuesi u lëndua në Champions League ditë më parë kundër Manchester City dhe tani trajneri argjentinas i “Spurs” ka njoftuar se Kane mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon, vetëm nëse skuadra e Tottenhamit do të arrijë në finalen e Champions League.
Tottenhami ka një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, pasi e mundi 1-0 Manchester Cityn.
“Kane po vuan një dëmtim të ngjashëm me atë të pësuar në ndeshjen kundër Manchester United. Në atë rast ai pati nevojë për 5 javë për t’u rikthyer, kështu këtë herë them se mund të rikthehet me kohë për finalen e Champions League”, deklaroi Pochettino, i cili beson se skuadra e tij mund të bëjë gjëra të mira këtë sezon.







