Pochettino: Jam dashuruar me VAR-in

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk e ka fshehur gëzimin pasa barazimit (2-2) ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium.

Vendasit shënuan edhe një gol të vonshëm përmes Gabriel Jesus, por që u anulua pas konsultimit të VAR-it, sepse paraprakisht kishte pasur prekje të topit me dorë nga Aymeric Laporte.

“Jam dashuruar me VAR-in! Nganjëherë përfiton. Sot (e shtunë) dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk mund ta ndalosh përparimin e teknologjisë”.

“Duhet ta pranojmë se po jetojmë në një epokë ndryshe. Sot përfituam ne, por duhet ta pranojmë edhe kur është kundër nesh”.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, njësoj si ishte edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Pochettino për Sky Sports.

loading…