Pochettino flet pas humbjes

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet shumë krenar me lojtarët e tij, derisa ka uruar Liverpoolin për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Tottenhami pësoi me rezultat prej 2 me 0 nga Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ndjehem shumë krenar për përpjekjet e tyre, si luftuam. Ishim të pafat, pësuam gol nga penaltia. Luftuam dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë. Ndjehem shumë krenar, paksa pa fat. Ishte shumë e vështirë të filloje ndeshjen me 1 me 0. Por, ne mund të jemi optimistë”, është shprehur Pochettino për BT Sport.

Ai ka shtuar tutje, “jam shumë krenar të menaxhojë këtë grup lojtarësh, por urime Liverpoolit. Standardet janë shumë lart, sonte nuk ishte e mjaftueshme”.