0 transferime

Pochettino e sheh si vendim të drejtë mungesën e blerjeve

Mungesa e transferimeve gjatë verës së kaluar te Tottenhami ka qenë vendim i drejtë sipas trajnerit të “Spurs”, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi shtoi se nuk është penduar për këtë vendim duke thënë se nuk bën blerje të futbollistëve vetëm për hir të dikujt.

Tottenhami ka fituar 6 prej 8 ndeshjeve të para në Premier League duke bërë startin më të mirë në histori pavarësisht kritikave që mori në fillim të sezonit lidhur me mungesën e blerjeve.

“Ne gjithmonë mundohemi ta përforcojmë skuadrën tonë sepse futbolli është dinamik. Nëse nuk arrini të transferoni futbollistët që iu duhen atëhere nuk ka kuptim të bëni diçka të tillë vetëm sa për ta bërë. Kam qenë dhe jam i lumtur me skuadrën që e kam. Kur i fituam 3 ndeshje radhazi disa thanë se ide e mençur e Tottenhamit, kur pësuam disa humbje i ndryshuan fjalët”, theksoi Pochettino.

Tottenhami do të ketë një muaj të ngarkuar me sfida kundër Manchester Cityt, Chelseat dhe Arsenalit në Premier League, kurse do të përballet edhe me PSV-në e Interin në Champions League, me Pochettinon që shpreson të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion.