E ardhmja e Adrien Rabiot te Juventusi është në dyshim. 12 ndeshje me fanellën bardhezi për pjesën e parë të kampionatit, janë shumë pak për 24-vjeçarin, që u transferua në verë nga Paris Saint Germanin.
Futbollisti nuk po arrin t’i bindë aspak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët mendojnë ta shesin futbollistin.
Ofertat në drejtim të francezit nuk mungojnë, me Evertonin që është gati të shpenzojë 30 milionë euro për lojtarin që e intrigon jo pak aktivizimi në kampionatin anglez, por pavarësisht kësaj francezi e ka refuzuar ofertën, pasi ka zgjedhur të qëndrojë te bardhezinjtë, me të cilët dëshiron të rikthehet në nivele të larta.







