Sonte në Pressing ishte i ftuar kryetari aktual i Gjakovës, kandidat i AAK-së edhe për një mandat tjetër, Ardian Gjini.

Anipse Gjini përtoi ta komentojë deklaratën e liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku për Ramush Haradinajn, ai iu përgjigj shkurt.

Abdixhiku i tha Haradinajt se”ndihet i përfaqësuar nga Dimali” si dhe tha që Haradinaj “s’i kupton këto punë..”.

Për këtë, Gjini tha se deklarata të tilla kur thuhen në rrethana afektive munden me u falë, por kur janë të menduara mirë, duken pak të çuditshme.

“Po pritoj me e komentu. Dy rrethana janë në të cilat flasim diçka, mundet me qenë afektive, dikush tka nguc diqka edhe thu diçka, edhe mundet me qenë e menume. Kur është afektive dim edhe me falë, kur është e mendume nau duket edhe pak e çuditshme”, përfundoi shkurt Gjini.