SPAK

Po pinte kafe me miqtë në Dhërmi, si u arrestua kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është arrestuar me urdhër të SPAK në Dhërmi.

Agjentët e SPAK e kanë arrestuar sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij.

Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar.