Po ndodh, Griezmann gjithnjë e më afër rikthimit në Atletico

Me ardhjen e Memphis Depay dhe Sergio Aguero, shanset për të luajtur më shumë minuta janë zvogëluar për Antoine Griezmann.

Sipas mediave në Spanjë, AS dhe MARCA, të afërta me Atletico Madrid, është nisur puna për ta rikthyer sulmuesin francez në “Wanda Metropolitano”.

Diego Simeone ka dhënë dritën e gjelbër për rikthimin e Griezmann që nuk e gjeti asnjëherë veten te Barcelona.

Barca, me largimin e tij, do të kishte më shumë qetësi në aspektin ekonomik, diçka që e ka detyruar të largojë lojtarë dhe ditëve në vijim është e detyruar të shesë edhe më shumë, për të mbledhur fonde për zyrtarizmin e qëndrimit të Lionel Messit.

Griezmann ka disa oferta edhe nga Premierliga, raportohet se është kontaktuar nga Manchester City, por ai s’dëshiron ambient të ri, ai e njeh shumë mirë Atletico Madridin, stilin e lojës së El Cholo dhe është i gatshëm të kthehet në Madrid.