Irlandezi Kevin Conway mbeti i habitur kur pa se në llogarinë e tij bankare figuronte një shumë marramendëse e parave prej 200 milionë eurove.
Me telefon mobil në dorë po kontrollonte gjendjen e tij bankare, por u habit kur pa shifrën prej 197.245.088 euro,.
Për t’u bindur se nuk e kishte gabim e hapi disa herë aplikacionin, por sërish shfaqej e njëjta shumë e parave – edhe pse ai mendonte se bëhej fjalë për 200 euro.
“Gjatë javës së kaluar po kontrolloja në telefon gjendjen bankare kur pashë 197 milionë dollarë. Megjithatë ajo shumë e parave befasisht u zhduk. Nuk e dija çfarë të bëjë. Thjesht mbeta i habitur, sepse për dy orë isha më i pasur për 200 milionë euro”, ka deklaruar Conway.
Megjithatë disa orë më vonë e kuptoi se bëhej fjalë për një gabim teknik. Zëdhënësi i kompanisë që ka në pronësi edhe aplikacionin me të cilin ka kontrolluar gjendjen financiare, ka pranuar se bëhej fjalë për një gabim që është përmirësuar për pak kohë.
Co Wexford man €200m richer for two hours before error rectified | https://t.co/KkaFlPpTxO pic.twitter.com/DfT0GOM580
— RTÉ News (@rtenews) August 28, 2019
