Po bëhen me fëmijë?! Burak dhe Fahriye zublojnë të vërtetën

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u intervistuan ditën e djeshme nga gazetarët teksa kishin dalë për një shëtitje në Arnavutkoy.

Dy aktorët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe së shpejti do të bëhen prindër.

“Jemi shumë të lumtur, është një ndjenjë e papërshkrueshme. Fahriye është e ndjeshme për disa gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzëna por çdo gjë është shumë natyrale dhe e kuptueshme” – u shpreh aktori i “Dashuri e pafund”.

Ndërsa aktorja e njohur tregoi se nuk është shumë e fokusuar tek këshillat e të tjerëve, as nuk po lexon ndonjë libër mbi shtatzaninë.

“Për momentin po shijoj momentin, e ndjej se çfarë duhet të bëj thellë në zemrën time” – tha ajo.

Vajzë apo djalë, çifti i “Trumcaku” nuk e di ende por si do që të jetë gjinia e fëmijës së tyre, ata do të jenë shumë të lumtur.