Plazhi i boshatisur sot te Shkëmbi i Kavajës, masat e reja godasin turizmin në Shqipëri

Virusi Corona që ka shpërthyer si një pandemi, ka ndryshuar rrjedhën e shumë gjërave në mbarë botën. Sikurse ka ndikuar në punën e shumicën prej nesh, duke detyruar shumkënd të punojnë nga shtëpia, ndikim ka dhe pritet të ketë në pushimet e të gjithëve që tashmë kanë filluar t’i marrin në këtë sezon verore.

Qytetarë kosovarë që kanë filluar të bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar tregojnë se kësaj radhe për dallim nga herët e tjera nuk ka shumë pushues që po frekuentojnë plazhin shqiptar.

Në një masë të madhe ndikim që pushuesit kosovarë të mos frekuentojnë bregdetin shqiptar, duket se do të kenë edhe masat e reja nga Qeveria e që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti.

“Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.

Në fotografit më poshtë të realizuar gjatë ditës së sotme tek vendi i njohur si “Shkëmbi i Kavajës”, shiheni se si ulëse të shumta kanë mbetur të zbrazëta, ndonëse ora shënon mesin e ditës.