Platini kërkon nga UEFA 7.2 milionë euro dëmshpërblim

Michel Platini hidhet në kundërsulm. Ish presidenti i UEFA-s, i pezulluar për katër vite nga çdo aktivitet që lidhet me sportin, pasi u shpall fajtor për marrjen e një pagesë 1.8 milionë euro, pa kontratë, në vitin 2011 nga ish presidenti i FIFA-s Joseph Blatter tani kërkon dëmshpërblim.

Më përfundimin e pezullimit në muajin tetor, Platini kërkon pagat e prapambetura dhe një bonus “të parashikuar nga kontrata e tij”, si dhe pagesat e tarifave të avokatëve pas procedimeve të shumta të nisura vitet e fundit.

Sipas disa burimeve, shuma totale që kërkon ish kampioni francez, sot 64 vjeç, do të arrinte në rreth 7.2 milion euro, përfshirë 5.5 milionë euro pagesa të prapambetura.

Megjithatë, shifrat nuk janë konfirmuar nga vetë Platini. Me përfundimin e pezullimit, ai ka thënë se tani shpreson të marrë një rol të ri në botën e futbollit.

loading…