‘Plas’ te Chelsea, sherr mes Higuainit dhe Luiz para finales, Sarri largohet i frustruar (VIDEO)

Situatë e tensionuar në kampion e Chelseas një ditë para finales së madhe në Europa League.

Prej disa ditësh Sarri së bashku me skuadrën ka zbarkuar në Baku të Azerbaijanit për tu ambientuar me vendin, klimën dhe terrenin në stadiumin ku do luhet finalja.

Në stërvitjen e së martës mbrëma, sulmuesi Gonzalo Higuain është përfshirë në një sherr me mbrojtësin David Luiz.

Por kjo ka acaruar trajneri Maurizio Sarri i cili ka lënë fushën i tërbuar, duke shkelmuar disa herë kapelen nga nervat.

Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për të kaltrit, pasi harmonia në ekip lë shumë për të dëshiruar një ditë para finales.

“BT Sport Football” ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi brazilian shihen duke u zënë, ndërsa Sarri shfaq pakënaqësinë e tij.