“Plas” sherri te Ballkani, ylli i ekipit konflikt me trajnerin Daja

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi nuk ka stervitur sot me ekipin.

Sipas ATV, Gashi ka pasur konflikt me trajnerin Ilir Daja.

Ballkani sot e zhvilloi seancën e fundit stërvitore para duelit me Zalgirisin, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ballkani dhe Zalgiris takimin e parë e luajnë nësër me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.