Armë

Plas sherri në një familje në Strellc të Deçanit, djemtë kërcënojnë prindërit: Dilni nga shtëpia ose ju vrasim

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 03.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjes.

Aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt kanë deklaruar se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit që janë familjarё tё tyre.

Policia menjёherё ka arrestuar tё dyshuarit tё cilёt pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё.

Pas njё pune intensive tё hetuesёve tё Stacionit Policor nё Deçan, dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot me datё 04.01.2024, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne adresën e personave tё dyshuar dhe tek te njëjtit janё gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh.

Pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse me karikator përcjellës dhe 33 fishekë.

Pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёse me 20 fishekë.

Policia poashtu ka gjetuar edhe një armё AK-47 me dy karikator shoqëruar me 121 fishekë.