Në ndeshjen e fundit mes Stuttgartit dhe Kolnit ka ndodhur një incident ku protagonist është bërë reperi shqiptar, Dardan.

Dardan Mushkolaj i njohur me emrin artistik “Dardan” është një reper mjaft i suksesshëm në Gjermani, por mesa duket jo të gjithë e njohin.

24-vjeçari ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Stuttgartit dhe pikërisht këtu ka nisur gjithçka.

Teksa reperi ka nisur të filmojë, ultrasit janë acaruar pasi nuk duan të dalin me fytyre para kamerave.

Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar.

Më pas ka nisur një konflikt ku Dardan së bashku me shokët e tij është përzënë nga tribuna e ultrasve.

Videoja është bërë virale dhe vetëm tani është bërë i mundur indetifikimi i reperit të njohur shqiptar.