“Plas bomba”: Messi ka vendosur që të largohet nga Barcelona

Lionel Messi u ka thënë bordit të Barcelonës se dëshiron të largohet nga Camp Nou.

Mediumi ‘Esporte Interativo’ para pak minutash ka raportuar se Messi ka vendosur që të largohet nga vendi ku shkroi historinë në futboll.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Messi po dëshiron të largohet tani nga Barcelona dhe jo në vitin 2021.

Të gjitha këto pakënaqsi te Messi kanë ardhur edhe pas eliminimit të turpshëm që ia bëri Bayerni ku në çerekfinale të Ligës së Kampionëve fitoi 8-2 kundër Barçës.

Interi dhe Manchester City shihen si dy klubet kryesore që do të luftojnë për t’i fituar shërbimet e yllit argjentinas.