Planifikoni të udhëtoni drejt SHBA-ve, ambasada amerikane në Kosovë ka një njoftim për qytetarët

Ambasada e Amerikës në Prishtinë, ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët që nuk janë shtetas amerikanë dhe planifikojnë të udhëtojnë për në SHBA.

Sipas njoftimit nga ambasade amerikane thuhet se të gjithë ata që udhëtojnë drejt SHBA-ve duhet të kenë dëshmi të plotë të vaksinimit kundër COVID-19 dhe gjithashtu edhe testin negativ.

“Planifikoni të udhëtoni për të vizituar familjen ose shoqërinë në SHBA? Të gjithë shtetasit jo amerikanë duhet të kenë dëshmi të plotë të vaksinimit kundër COVID-19 dhe një test negativ i marrë një ditë para nisjes së udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes rrugëve ajrore”, thuhet në njoftim.