Këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, Mykjhailo Podolyak, ka reaguar pas një artikulli të ‘Financial Times’ lidhur me planin prej 15 pikash që diskutohej për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në reagimin e tij në Twitter, Podolyak shkruan se e vetmja gjë që konfirmon Ukraina në këtë fazë është vetëm armëpushimi, sa i përket pjesës tjetër palët kanë pretendimet e veta.

“E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Podolyak:

Shkurtimisht. ‘FT’ publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgje me shume. Pala ukrainasa ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh.

Briefly. FT published a draft, which represents the requesting position of the Russian side. Nothing more. The 🇺🇦 side has its own positions. The only thing we confirm at this stage is a ceasefire, withdrawal of Russian troops and security guarantees from a number of countries

— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 16, 2022