Zyrtarisht sot nga Qeveria e Maqedonisë Veriore është vendosur që ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të luhet pa tifozë më 26 mars, shkaku i rrezikit nga infektimi me koronavirusin.
Teksa ende nuk ka ndonjë konfirmim nga Federata e Futbollit e Maqedonisë apo UEFA, ky vendim pritet të mos refuzohet.
Megjithatë, mediumi maqedonas ‘sportmedia.mk’ nga burimet e tyre mëson se Federata e Futbollit e Maqedonisë do kërkojë nga UEFA shtyerjen e kësaj ndeshje.
Sipas tyre, kjo kërkesë e FFM’së do bazohet në faktin se disa nga futbollistët e tyre që vijnë nga Italia dhe një nga Izraeli, duhet fillimisht të mbahen në karantinë 14 ditore, para se të udhëtojnë drejt Shkupit.
‘Sportmedia.mk’ gjithashtu shkruan se kjo kërkesë nga FFM pritet të marrë mbështetje edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, për faktin se edhe ‘Dardanët’ kanë Samir Ujkanin e Amir Rrahmani që luajnë në Itali.
FFM do ta dërgojë kërkesën sot ose nesër dhe më pas do të pritet përgjigjja nga UEFA. Nëse ndeshja shtyhet, atëherë parashihet që të zhvillohet në fund të majit, pak para fillimit të Kampionatin Europiane.
Gjithashtu, thuhet se paratë për biletat në këtë ndeshje do t’i kthehen tifozëve.







