Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, gjykata ia zëvendëson masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak ish-pjesëtarit të FSK-së

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendësojë me atë të arrestit shtëpiak, ish-pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj.

Sipas T7, Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Plagosja e dy të rinjve serbë që ishin duke bartur pemë të Krishtlindjes në Shtërpcë ndodhi në janar.

Mbrojtja e Kurtajt, kishte insistuar se caktimi i paraburgimit për të u bë nën presion dhe se rastit iu dha karakter ndëretnik pa kurrfarë nevoje.