dhune

Pjesëtari i stafit të Marseilles e hedh më një grusht në tokë tifozin e Nices

Në ndeshjen e djeshme mes Nice dhe Marsejë situata e tensionit mes palëve u përshkallëzua. Në munitën e 75 e takimit, Payet shkoi për të ekzekutuar goditjen e këndit. Disa shishe uji fluturuan drejt tij, ndërsa lojtari e humbi durimin duke i marrë shishet e ujit dhe duke i hedhur mbrapsht te tifozët.

Kjo i ka acaruar së tepërmi ultrasit e Nice që kanë zbritur në fushë për t’u përleshur me Payet dhe lojtarët e tjerë të Marsejë.

Por teksa kërkohej edhe një tjetër shkak i vogël që tifozët të merrnin më shumë zemër për të dërguar deri në fund qëllimin e tyre, një pjesëtar i stafit të trajnerit të Marsejë, ishte molla e sherrit.

Duke ardhur me vrap nga pankina, pjesëtari i Marsejës ka shkuar për të goditur një tifoz të Nice, që bie në tokë menjëherë.

Kaq mjaftoi që tifozët e tjerë të acaroheshin më shumë, por edhe vetë futbollistët e Nice që ishin totalisht kundër këtij veprimi pasi po mundoheshin që të qetësonin tifozët e tyre.