Një pjesëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së është në gjendje kritike pasi i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Washington. Zyrtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët para se burri të dërgohej në spital të dielën pasdite me lëndime të rënda. Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan se një ushtarak ishte i përfshirë por nuk është identifikuar.
Policia, Shërbimi Sekret dhe autoritete të tjera po hetojnë rastin.
Në një video që u transmetua drejtpërdrejt në Twitch, burri u identifikua dhe tha se ishte një anëtar në shërbim i Forcave Ajrore.
Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se “nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid” dhe u dëgjua duke bërtitur “Liri për Palestinën” teksa digjej.
Një njësi për asgjësimin e bombave u dërgua në vendngjarje për shkak të shqetësimeve për një automjet të dyshimtë që mund të ishte lidhur me pjesëtarin.
Nuk u gjetën materiale të rrezikshme.
Raportohet se asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua në incident.
Ministria e Jashtme izraelite ka treguar se personi nuk ishte i njohur për stafin e ambasadës.







