Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues po protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata para disa çastash janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të parashtruar kërkesat e tyre.

Të njëjtit po kërkojnë që koeficienti i tyre të rritet nga 1.85 në 2.2 në mënyrë që të jenë të barabartë me policinë dhe zjarrfikësit, raporton Ballkani.info
Protesta ka filluar në orën 11:00, ndërkaq që protestuesit shpresojnë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do t’i dëgjojë kërkesat e tyre. /Ballkani.info







