Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi po avancon 3:2 kundër Ballkanit.
Golat për vendasit i shënuan Namani (minuta e 6’ dhe 45+1’) dhe Hyseni (minuta e 15’), kurse te Ballkani golashënues ishin Gripshi (minuta e 25’) dhe Berisha (minuta e 40’).
Po ashtu, krahas këtij derbi po zhvillohet edhe ndeshja interesante mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku vendasit janë në epërsi prej 1:0 me golin e Pefqelit në minutën e 32’.
Rezultatet e pjesës së parë:
Llapit 3:2 Ballkani
Malisheva 0:0 Liria
Prishtina 1:0 Fushë Kosova







