Pjesa e parë: Pa gola në finalen e Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Rezultati pas 45 minutave të parë ishte 0:0.

Manchester City dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, madje pati edhe rastet më të mira të shënimit, nëpërmjet Haaland dhe Bernardo Silva.

Kujtojmë se në pjesën e parë u lëndua Kevin De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Phil Foden.