Pjesa e parë mbyllet pa gola, dominon Çekia

(I plotësuar) – Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Çekisë e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2020”.

Çekët dominuan plotësisht duke rrezikuar disa herë portën e Arijanet Muriqit që arriti me sukses të priste gjuajtjet e vendasve.

30 minuta lojë, asnjë rast për Kosovën

Kanë kaluar 30 minuta lojë, me çekët që kanë dominuar që nga fillimi i ndeshjes ndaj kosovarëve.

Përderisa vendasit patën disa raste për lojë, “Dardanët” nuk arritën të rrezikojnë asnjëherë portën e çekëve.

Portieri Arijanet Muriqi shpëtoi disa herë Kosovën.

loading…