Pjesa e parë: Llapi e Ballkani në epërsi, pa gola mes Gjilanit dhe Ferizaj

Ka përfunduar pjesa e parë në tre ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, të cilat njëkohësisht e hapën stinorin pranveror të këtij edicioni 2022/23.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Llapi po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Drenicës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Franciso Rivera nga penalltia në minutën e 13’ të ndeshjes.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe kampioni kosovar, FC Ballkani, i cili po avancon 3:0 si mysafirë i Malishevës.

Ndërkaq, në përballje mes Gjilanit dhe Ferizaj, të dy skuadrat hyjnë në pushim pa e gjetur golin, duke barazuar 0:0.

Pjesa e parë, rezultatet:

Drenica 0:1 KF Llapi

Gjilani 0:0 Ferizaj

Malisheva 0:3 FC Ballkani