Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Ballkani po avancon 2:0 si mysafir kundër Dukagjinit.
Golat për kampionin i shënuan Meriton Korenica (minuta e 1’) dhe Nazmi Gripshi (minuta e 27’).
Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është edhe në dy ndeshjet e tjera.
Llapi po barazon pa gola si mysafir i Feronikelit ’74, njëjtë sikurse Drita që shkon në pushim duke barazuar 0:0 me Fushë Kosovën.
Rezultatet e pjesës së parë:
Dukagjini 0:2 Ballkani
Feronikeli ’74 0:0 Llapi
Fushë Kosova 0:0 Drita







