Pjanic lëndohet, panik te Juventusi

Miralem Pjanic la i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen eliminatore mes Bosnjës dhe Italisë mbrëmjen e djeshme, duke mbajtur në ankth edhe klubin italian të Juventusit.

Vetë mesfushori, që këtë sezon po luan një rol kyç në idenë e lojës së Maurizio Sarrit, pas ndeshjes pranoi se kishte ndjerë një dhimbje që e ka shoqëruar shpesh këtë sezon, ndaj kishte kërkuar zëvendësim.

“Ndjeva dhimbje në aduktor, një shqetësim që po më ndjek gjatë javëve të fundit, por shpresoj që të kem dalë në kohë, për të shmangur një përkeqësim të situatës”, deklaroi Pjanic pas ndeshjes.