Francezi

Pires: Kam luajtur me Zidanen dhe Henryn por Messi është tjetër

Lionel Messi këtë edicion përfundoi vetëm në vendin e 5-të në garën për Topin e Artë, por ish mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares franceze, Robert Pires beson se ylli argjentinas posedon aftësi që të tjerët nuk i kanë.

Pires ka thënë se as ish bashkëlojtarët e tij te Franca, Zinedine Zidane dhe Thierry Henry nuk i afrohen nivelit të Messit, i cili sipas tij ka diçka që të tjerët nuk e kanë.

Pires ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme duke u aktivizuar në skuadra të rëndësishme si, Arsenali, Marseille dhe Villarreali, teksa ka pasur bashkëlojtarë futbollistë të rëndësishëm.

“Nëse ai luan siç luajti ndaj Espanyolit, është e pamundur ta ndalësh, ishte e pabesueshme. Kam luajtur me Zidanen, Henryn dhe Riquelmen dhe kundër Ronaldinhos e Cristiano Ronaldos por Messi ka diçka që tjerët nuk e kanë. Nuk e di nëse është më i miri në histori por ka shumë pak të nivelit të tij”, zbuloi Pires.