Pique paralajmëron pensionimin te Barcelona

Gerard Pique ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, dhe sikurse e shpjegon për “El Mundo Deportivon”, klubi katalan do të jetë i fundit në karrierën e tij.

Marrëveshja do t’i ketë përfunduar kur të jetë 35 vjeç, por ai nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes më parë, sigurisht nëse e humbet shkëlqimin në fushë e blertë.

“Skuadra ime e fundit do të jetë Barça. Nuk kam asnjë qëllim për të veshur ndonjë fanellë tjetër, sepse nëse jam ende duke luajtur futboll, kjo po ndodh në thelb sepse unë kam qenë katalan gjithë jetën time. Të jesh pjesë e Barçës është ëndrra e madhe për të gjithë. Ishte ëndrra ime e vetme që kur isha fëmijë. Për aq kohë sa do të ndihem i fortë, do të vesh fanellën e Barçës dhe kur ta kuptoj që nuk jam më i fortë, do të largohem nga futbolli. Mendoj se nuk do të ndodhë më herët, sepse e njoh veten time. Jam në gjendje të duroj deri në vitin 2022.”