Pique i kërkoi publikut që të mos fyente Sergio Ramosin

Gerard Pique i kërkoi tifozëve të Barcelonës që të mos vazhdonin më me koret ofenduese ndaj Sergio Ramos.

Publiku i “Camp Nou”-t, pas një faulli, nisi të shante mbrojtësin e Realit duke i thënë në kor “Sergio Ramos, bir k…”.

Në atë moment, Pique i kërkoi publikut të tij që t’i jepnin fund korit duke ngritur gishtin tregues dhe duke treguar qartë se nuk ishte dakord me një kor të tillë.