Mbrojtësi

Pique i jep shpresë Interit: Synojmë ta mposhtim Tottenhamin

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka siguruar Interin se ata synojnë të fitojnë në ndeshjen e së martën kundër Tottenhamit, duke i dhënë kështu më shumë shpresa zikaltërve për kualifikim nga faza e grupeve.

Nëse Barcelona fiton në ndeshjen kundër Tottenhamit, atëherë Interit i duhet vetëm një barazim kundër PSV-së për ta zënë një vend kualifikues nga Grupi B në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Që të dy këto ndeshje, Barcelona kundër Tottenhamit dhe Interi kundër PSV-së, do të zhvillohen të martën në orën 21:00. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do ta vendosin se a do t’i bashkohet Interi apo Tottenhami Barcelonës në fazën tjetër.

“Natyrisht, ne luajmë për të fituar, këtë gjë e bëjmë gjithmonë. Historia jonë e tregon këtë gjë, madje ne nuk duam as t’i japim fund ecurisë së rezultateve të mira”, ka thënë spanjolli për Tuttosport.

“Në veçanti, ne duam të fitojmë dhe e keni synim ta mbajmë portën e paprekur. Ndërsa, sa i përket Interit dhe Tottenhamit, shpresoj se skuadra më e mirë do të kualifikohet. Natyrisht, ne do ta luajmë ndeshjen tonë dhe synojmë të fitojmë”.