Pas fitores bindëse mbrëmë 0-5 ndaj Levantes, Gerard Pique bashkëlojtarët te Barcelona, Lionel Messin dhe Luis Suarezin i ka cilësuar si dyshen më të mirë sulmuese në botë.

Në këtë takim Messi realizoi 3 gola dhe asistoi në golat tjerë për Suarezin dhe Piquen, derisa katalanasit ruajtën distancën prej 3 pikëve me Sevillan dhe Atletico Madridin.

Messi dhe Suarez së bashku kanë shënuar më shumë gola se Real Madridi dhe Atletico këtë sezon të La Ligas, ndërsa ylli argjentinas është lojtari i vetëm në 5 kampionatet europiane që ka arritur shifra të dyfishta sa i përket golave dhe asisteve.

Pique kishte edhe një shaka teksa përshkruajti dyshen e sulmit te “Blaugranat”, që këtë edicion në La Liga kanë shënuar 25 gola.

“Kanë shënuar 28 gola së bashku me mua. Leo dhe Luis janë dyshja më e mirë e sulmit në vitet e fundit. Suarez i ka golat në gjak, kurse për Messin i kemi thënë tashmë të gjitha. Ne kemi forcë të jashtëzakonshme përpara”, tha Pique.

31 vjeçari nuk e ka pritur mirë pushimin e festave të fundvitit, duke thënë se Barcelona ka arritur kulmin e formës, gjersa shtoi se skuadra në ndeshjet e fundit ka pësuar më pak dhe ka shënuar më shumë gola.

Barcelona ndeshjen e fundit për këtë vit e zhvillon të shtunën në “Camp Nou” përballë Celta Vigos.