Stefano Pioli ka vendosur të ndërpresë aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Dështimi për të fituar ndonjë trofe me Al-Nassr dhe dëshira për t’u rikthyer në Itali, ishte një nga arsyet e largimit të tij.

Pioli pritet që të rikthehet te Fiorentina, ku ka qenë trajner edhe më parë në periudhën 2017-2019.

Fiorentina, sezonin që lamë pas përfundoi në vendin e 6-të, duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Konferencës./