Pioli deklarohet pas fitores së parë me Milanin

Stefano Pioli ka marrë fitoren e parë si trajner i Milanit, duke e mundur në :San Siro” skuadrën e Spal.

Një gol i Susos, i mundësoi Milanit një fitore të vështirë prej 1-0, por shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

“Rossonerët” pas 10 ndeshjeve, numërojnë 13 pikë dhe renditen në pozitën e dhjetë në Serie A.

“Kërkova nga djemtë frymën e duhur, ne u dhamë pak mundësi atyre dhe krijuam shanse”, ka deklaruar Pioli.

“Është e turpshme që ne mbajtëm rezultatin ashtu deri në fund, por fitorja me vështirësi mund të na bëjë mirë neve, sidomos para ndeshjes me Lazion”.

“Ekipi mund të rritet, dhe nëse e bëjnë këtë, gjithçka është e mundur. Ka disa ndeshje të vështira që po vijnë, por ne duhet t’i përballojmë ato pa frikë”.

loading…