Piloti më i mirë ukrainas humb jetën gjatë betejës, disa ditë para vrasjes ishte dekoruar nga Zelensky

Siç raporton Kyiv Independent, është vrarë një prej pilotëve më të mirë ukrainas – Anton Listopad.

Ai humbi jetën gjatë luftimeve, duke mos specifikuar vendin se ku ka ndodhur kjo.

Listopad ishte shpallur piloti më i mirë ukrainas në vitin 2019, e vitin e kaluar udhëhoqi fluturimin e flotës ukrainase mbi Khreshchatka, në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

Zelensky i kishte ndarë medaljen për trimëri vetëm pak ditë para vdekjes së tij. E që nga momenti i parë kur forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës, Listopad ishte i angazhuar në mbrojtjen e vendit në kuadër të forcave ajrore.

E presidenti Volodymyr Zelensky, tha se ai ishte inspirim për shumë pilot tjerë, dhe vdekja e tij vetëm sa do të thellojë vendosmërinë e popullit ukrainas që të kërkoj çlirimin e vendit nga pushtuesit rusë.