Pickfordi në kërkim të rekordit në “Euro 2020”

Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ka barazuar rekordin e Iker Casillas duke e mbajtur portën të paprekur në pesë ndeshje në Kampionatin Evropian.

Portieri anglez nuk ka pësuar ende gol në “Euro 2020” në pesë ndeshje, duke e barazuar rekordin e Casillasit me Spanjën të vendosur në vitin 2012.

27-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kryesorë te “Tre Luanët”, të cilët kanë siguruar gjysmëfinalen në “Euro 2020”.

Pickford në rast se arrin të mbajë portën e paprekur edhe në gjysmëfinalen ndaj Danimarkës, do të vendosë rekord të ri në Evropian.